Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për Dashamir Xhepën, për vrasjen e kunatës së tij, Liri Xhepa. Gjykata e Shkallës së parë e shpalli fillimisht fajtor Xhepën në 21 janar 2021.
Liri Xhepa u gjet e pajetë pranë liqenit të Sharrës më 14 shkurt të vitit 2019. Hetimet zbuluan se 49-vjeçarja ishte vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi i saj është dërguar atje.
Kunati i saj dyshohet se e ka vrarë për shkak se nuk e lejonte që viktima të krijonte një lidhje të re dashurie, edhe pse bashkëshorti i kishte vdekur 10 vite më parë.
Dy prej djemve të 49-vjeçares janë emigrantë dhe jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa një tjetër ndodhet në burg. Ajo jetonte vetëm me djalin tjetër adoleshent.
/b.h