Monica Lewinsky ka rrëfyer se për shkak të skandalit në lidhje me romancën me ish-presidentin amerikan Bill Clinton përjetoi probleme të shëndetit mendor.
Monica tregoi se hetimi i nisur mbi skandalin bëri që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, gjatë një interviste për podcast-in “The Alex Files’.
Ajo tha se i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e pavarur të atëhershëm Ken Starr se çfarë do të ndodhte nëse do të vdiste. “Thjesht nuk gjeja rrugëdalje nga ajo situatë. Dhe mendova se ndoshta ajo ishte zgjidhja”, thotë ajo.
“Si nuk kishte një protokoll? Kjo është një pikë ku supozohet të sillni një psikolog ose, e dini, diçka të tillë”, u shpreh ajo.
Po ashtu Monica tregoi se filloi të vizitonte një psikiatër, një veprim ky që e ndihmoi atë të kalonte situatën.
Komentet nga Lewinsky vijnë pasi një vëmendje e re po i kushtohet skandalit të saj me Clinton-in kur ishte 22 vjeç, dhe shërbente në administratën e tij.
Historia e tyre tronditi SHBA, por Bill Clinton pasi kërkoi ndjesë, vazhdoi jetën e vet, duke mos dhënë dorëheqjen si president. Ajo që i vuajti pasojat ishte Monica, e cila përveçse dogji karrierën e saj, pati probleme të mëdha dhe nuk u martua kurrë.
/b.h