Nga Doriana Metollari
Kur Lulzim Basha e bëri zemrën gur të largonte Berishën, bëri gabimin tjetër të merrej më shumë sesa duhej e para dhe e dyta nuk përgatiti terrenin brenda partisë për largimin e tij.
Opinioni publik hapi veshët kurioz, i udhëhequr edhe ai nga krenaria, për të parë sesi do të shkonte fati i Berishës, ndërsa mediat nuk e orientuan debatin apo lajmin drejt utilitetit, por thashethemit.
Eshtë në natyrën e Berishes të tregojë forcën dhe doktori këtë po bën: po përgatitet për një demostrim force. Mënyra sesi Basha i menaxhon këto situata është i një natyrë tjetër, por ai ende duhet të tregojë një vendosmëri më të dukshme për këtë, sepse njerezit jane ende aty.
Partia demokratike, apo demokratët e rinj, kanë vendosur të mos ndjekin më politiken impulsive, por të ulen dhe të mendojnë.
Strategjia e Bashës është ajo e një kontakti të drejtpërdrejtë me popullin, dhe denoncimit të hapur, por nëse nuk krijon frymën e debatit në vend nepërmjet programit të partisë së tij, demokratët rrezikojnë ta humbasin mbështetjen në popull. Kjo lloj politike europiane do ta quaja, eshtë ende e brishtë në Shqipëri, mungon iniciativa, terreni dhe njerezit.
Nëse shqiptarëve iu ka ikur besimi nuk është faji i tij, është faji i mungesës së argumentave dhe debateve të munguara në komunitete, apo institucione. Janë debatet ato që krijojnë frymën, përballjet ato që nxjerrin guximin, jo e kundërta. Nëse nuk do të dinë të nxjerrin guximin e njerëzve, nuk do të arrijnë kurrë të krijojnë një frymë demokratike në vend.
Pritet që, pasi të jenë të gjendje ta bëjë, Berisha ti kërkojë ndonjë pjatë në tavolinë Lulzim Bashës. Pak më vonë. Nuk besoj se përjashton edhe mundësinë e krijimit të një partie të re. Gjithsesi kjo nuk do të jetë për shkak se në PD nuk ka funksionuar, por për vetë konceptin që politikanët tanë kanë për partinë.
Tani fillojnë protestat për krizën dhe Rama duket se është i shqëtësuar për krizën më shumë sesa për protestat, Berisha nuk është i interesuar të krijojë opozitë, por të masë zellin e vet per ta izoluar Lulzim Bashen. Më krizën energjitikë dhe rritjen e cmimeve, protestat do të jenë një thikë me dy presa, por të nevojshme.