Një 63-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në Berat. Burime për mediet bëjnë me dije se shtetasja Luljeta Kanani, 63 vjeç është gjetur e pajetë në katin e parë të shtëpisë ku ajo jetonte.
Ajo kishte dy ditë që nuk komunikonte me familjarët, të cilët janë shqetësuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë forcat e policisë dhe, të cilat kanë shqyer derën e jashtme për të hyrë brenda, për shkak se dritaret ishin me hekura.
Pas ekzaminimit të trupit të saj të pajetë, mësohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale ndërsa në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune.
/b.h