Një lokal është përfshirë nga zjarri në qendër të Prishtinës. Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me këtë ngjarje dhe njofton se po punon për zbardhjen e shkaqeve.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lokal që u dogj gjendet ndërmjet objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Bankës Qendrore të Kosovës.
Siç shihet dhe nga fotot, zjarri ka qenë në përmasa të mëdha dhe ka ngjallur frikë tek panorët.
/a.r