Befason Diego Longo. Trajneri i Kukësit pas humbjes ndaj Teutës me shifrat 2-3, e para për verilindorët në këtë sezon dha sinjale lamtumire, duke lënë të kuptohet se largimi i tij nga stoli i Kukësit është vetëm çështje orësh.
“Jam i lumtur për mënyrën si ekipi është paraqitur në këtë ndeshje. E kam thënë dhe do e përsërish që është një grup i jshtëzakonshëm. Humbën një ndeshje ndaj Teutës sic humbën 2 pikë ndaj Laccit, por duhet të presim klasifikmin në muajin mars, aty do shohim kush është e para në renditje.
Kemi luajtur shumë mirë dhe njerëzit argëtohen me mënyrën se si ne luajmë. Jemi një skuadër që shënojmë shumë dhe ky është një fakt, por jemi dhe ekipi që kemi shpërdoruar më shumë mundësi.
Mos harroni që Kukësi ishte edicionin e shkuar në vendin e gjashtë, megjithatë unë besoj shumë te kjo skuadër. Skuadra ka pak kohë për tu përgatitur, por nuk e di nëse do të jem këtu.
Është momenti për të folur dhe për të reflektuar. Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për këtë situatë”.
/a.r