Pjesë e rubrikës “Shihemi në gjyq” në Tv Klan ka qenë Fadili dhe Xhelo, dikur ishin dy shokë të ngushtë me njëri-tjetrin, por kur hynë në mes Lekët borxh miqësia e tyre u prish. Xhelo i ka marrë para 6 vitesh 500 mijë Lekë të vjetra dhe deri më tani nuk ia ka kthyer. Madje i është shmangur dhe nuk i ka dalë më parë. Tani Fadili kërkon paratë borxh dhe beson shumë që vetëm zonja Eni mund ta ndihmojë të rimarrë paratë.
Xhelo ka treguar se është dënuar me 1 vit burg për arme pa leje dhe gjatë dënimit që vuante në burg, ai ka pasur 540 mijë Lekë të vjetra në zyrën e financave të burgut. Pasi doli nuk arriti t’i merrte këto para sepse i thanë që paratë ishin vjedhur. Xhelo e vërteton këtë deklaratë nga një vërtetim nga burgu për shumën që ka pasur dhe ia tregon Eni Çobanit.
Fadili nervozohet, i shkon pranë dhe e kap për këmishe me forcë duke thënë se nuk i intereson, ai do Lekët që i ka marrë borxh. Eni Çobani i kërkon të qetësohet sepse do përfundojë si Xheloja në burg me këtë sjellje.
Ajo i premton që do e zgjidhë këtë problem të Lekëve të vjedhura nga zyra e financave në burgun e Rogozhinës dhe se i kërkon që sapo të marrë këto para do e lajë borxhin që i ka Fadilit dhe jo vetëm 500 mijë Lekë, por të gjithë fitim e munguar gjatë këtyre viteve.