Një fëmijë i moshës 10-vjeçare është gjetur i pajetë në kabinën e një kamioni në Malishevë të Kosovës.
Mediat vendase bëjnë me dije se trupi i pajetë i fëmijës është gjetur rreth orës 13:30 nga familjarët e tij.
“Ata e kanë marrë trupin e pa jetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore Familjare të Malishevës”, ka thënë një zëdhënës i policisë për AP.
Policia ka thënë se prokuroria është duke hetuar shkaqet e vdekjes, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një amrë zjarri tip pistoletë.