Qytetarët kanë vërshuar me komente në fotot e çiftit Klinton Pira dhe Jawsackie Jaboah në rrjetin social ‘Facebook’.
Komentuesit shprehin ngushëllime për humbjen e dy jetëve mirpo ka nga ata që pyesin se përse ndodhi ngjarja, përse djali i ri i mori jetën të dashurës e më pas u vetëvra.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orën 18:00 në një pallat pranë Gjykatës së Tiranës, në bulevardin “Gjergj Fishta”. Klinton Pira qëlloi disa herë me thikë në gjoks të dashurën e tij, 31-vjeçaren Jawsackie Jaboah e më pas është hedhur nga kati i tetë për të kryer aktin e rëndë, të vetëvrasjes.
E reja me origjinë nga Gana por me nënshtetësi franceze kishte ardhur në Shqipëri tre orë para krimit për tu sqaruar me 26-vjeçarin për një konflikt që kishte nisur për shkaqe xhelozie.
Klinton Pira pritet të përcillet sot për në banesën e fundit, trupi i partneres së tij me shtetësi franceze por origjinë nga Gana, ndodhet ende në morgun e Tiranës, dhe pritet që të dërgohet te familjarët e saj jashtë vendit, pas kryerjes së procedurave.
Komentet e qytetareve:
-Ngushellime familje a mor djal ca i bere vetes kulmi i rinis me vjen shum keq pz
-Te digjet ne ferr krimineli
-Pse ja ber nenes tende kte gje mir vet ike shpetove
-Duhet hetu/analizu mir kjo ngjarje. Askush nuk e din të vërtetën se si ka ndodh. Un mendoj se do ket pas të tjer persona që jan përfshir në krim…
-cbere mor djal cbere. vrave vajzen e vehten. ngushellime familjareve te vajzes e djalit.