Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook thotë se më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonuesin e bebes.
Kreu i qeverisë përsërit se programi i mbrojtjes sociale të qeverisë vijon të mbështesë çdo fëmijë që lind me 40 mijë lekë, nëse është fëmija i parë.
Nëse është i dyti qeveria e mbështet me 80 mijë lekë dhë nëse është i treti me 120 mijë lekë.
Postimi i kryeministrit Rama
😇Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga #BonusiBebes😇, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë😍