Këtë të shtunë në “Më thuaj një dëshirë” në Top Channel, mes shumë historish të bukura argëtuese por edhe prekëse, ka qenë edhe ajo e Xhuniorobertit të vogël I cili dëshironte të lumturonte nënën e tij.
Babai i Xhuniorobertit ndodhet në burg dhe ai nuk e ka takuar asnjëherë jashtë tij, në anën tjetër 7 vjeçari jeton me nënën në një dyqan në kushte shumë të vështira ekonomike dhe të tejmbushur me borxhe.
Ama ai ka një kërkesë: nuk do të shikoj mamin e tij me sytë me lot.
Me burrin në burg, nëna rrëfen vuajtjet me djalin e saj, teksa thote se “do heq pjesë të trupit tim për të rritur djalin”!
Nisur nga kjo “Më thuaj një dëshirë” në moderimin e Fjoralba Ponarit kanë rezervuar një sërë surprizash për të lumturuar vogëlushin nga Fushë Kruja.