1187- Gjenerali arab dhe sulltani egjiptian Saladin pushtoi Jeruzalemin duke e marrë nga të krishterët, duke shkaktuar Kryqëzatën e Tretë në 1189.
1836- Natyralisti anglez Charles Darwin lundroi prej portit anglez të Falmouth me Beagle duke kaluar pesë vite eksplorimi të kafshëve të egra në Amerikën e Jugut dhe ishujt e Paqësorit Jugor, gjë që kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e teorisë së tij të evolucionit.
1847- Lindi burri i shtetit dhe mareshalli gjerman Paul von Hindenburg, Shef i Shtabit të Komandës Supreme të Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, dhe nga 1925 deri në vdekjen e tij në 1934 President i Gjermanisë. Pas vdekjes së tij, udhëheqësi nazist, kancelari Adolf Hitler, mori pushtetin absolut.
1869-Lindi udhëheqësi kombëtar indian Mohandas Karamchand Gandhi, i quajtur Mahatma (Shpirti i Madh), udhëheqësi i luftës për të çliruar Indinë nga sundimi kolonial britanik, babai i Indisë moderne. Përkrahësi më i famshëm i jo -dhunës në arritjen e qëllimeve politike, ai u vra në një atentat ndaj tij nga një fanatik hindu në janar 1948.
1975- Perandori Hirohito arrin në Uashington në vizitën e parë të një sovrani japonez në Shtetet e Bashkuara.
1985- Vdes aktori i filmit amerikan Rock Hudson. Në karrierën e tij të gjatë dhe shumë të suksesshme, ai bëri 63 filma në të cilët ai kryesisht luajti rolet e heronjve romantikë. Në vitin e fundit të jetës së tij, ai tërhoqi shumë vëmendje me një rrëfim publik se vuan nga SIDA.
2003- Afrikano -jugor John Maxëell Coetzee merr Çmimin Nobel për Letërsinë.
2013- Vdes në një aksident me makinë aktori italian Giuliano Gemma, i njohur për rolin e tij kryesor te “Ringo” në filmat e ashtequajtur “Spaghetti Westerns”. Ai ka luajtur në më shumë se 100 filma dhe në televizion nga komedia e deri në filma aventurierë dhe historikë. BETA