Ne mendojmë se dimë gjithçka për planetin tonë, por e kemi gabim.
Shkencëtarët kanë zbuluar tashmë shumë për Universin, por ata besojnë se ka ende shumë për të zbuluar në lidhje me Tokën.
1. Everesti nuk është mali më i lartë në botë
Nëse matet nga baza, Mauna Kea është mali më i lartë në botë, 1,355 m më i lartë se e Everesti.
2. Ka vetëm 3% ujë të ëmbël në Tokë
Oqeanet dhe detet mbajnë 97% të ujit të Tokës, por është i kripur. Pra, vetëm 3% mbetet ujë i ëmbël.
3. Tempulli më i vjetër në botë është 12,000-vjeçar
Göbekli Tepe, tempulli më i vjetër i njohur, ndodhet në jug të Turqisë, dhe gdhendjet në shtylla tregojnë se është 12,000-vjeçar.
4. Hëna dikur ishte pjesë e Tokës.
4.36 miliardë vjet më parë planeti Tokë u përplas me objektin e hipotezuar me masë planetare Theia, duke çuar në formimin e satelitit të vetëm natyror të përhershëm të Tokës.
5. 250 milionë vjet më vonë kontinentet do të ribashkohen
Shkencëtarët besojnë se kontinentet do të grupohen përsëri për 250-300 milionë vjet dhe do të bëhen një superkontinent i vetëm i quajtur Pangea Ultima.
6. Shtetet fqinje mund të kenë një diferencë kohore prej 24 orësh
Përkundër faktit se Samoa Amerikane është vetëm 2,000 km larg nga Ishujt Line, diferenca kohore midis dy fqinjëve është 25 orë. SOT