Largohet edhe kamioni i fundit me mbishkrimin “Mirësevini në Asociacionin e Komunave Serbe” që ka qëndruar afër rrugës në Jarinje.
Në një prej pikave në Jarinjë ku janë të grumbulluar disa protestues serbë po qendron edhe një kordon i Policisë së Kosovës, pasi kamioni nuk ishte larguar nga rruga.
Më pas, përfaqësuesi i Policisë ka pasur edhe një komunikim me përfaqësues të KFOR-it, dhe janë tërhequr përsëri në pozicionin fillestar, para se të nisnin largimin.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është dëgjuar teksa thotë se “Ne e kemi planin tonë” Derisa numri i pjesëtarëve të KFOR-it është rritur.
/b.h