Rrugët nacionale, por edhe ato brenda qytetit që të rinjtë i përdorin në mesnatë për gara shpejtësie, është një nga problematikat që Policia Rrugore ka hasur në muajt e fundit.
Vetëm në muajin Shtator, për këtë shkelje janë ndëshkuar 75 shoferë. Gjoba e vendosur ndaj tyre shkon deri në 40 mijë lekë të reja.
Përveç këtij aksi, si pistë për gara shpejtësie përdoret Bulevardi Migjeni dhe rruga Nënë Tereza, në Kamzë.
Sipas policisë, këta shkelës ligji përdorin mjete luksoze, të cilat u janë bllokuar nga uniformat blu.
I tillë ishte edhe rasti i një të riu që dy javë më parë u kap me shpejtësi tej normave në bulevardin Migjeni. Përveç gjobës, policia i sekuestroi motorin me të cilën ai lëvizte.
Gjatë muajit Shtator, vetëm në kryeqytet janë gjobitur afro 600 drejtues mjetesh vetëm për tejkalim shpejtësie. 120 prej tyre, janë konstatuar edhe në gjendje të dehur. Ndërsa 200 shoferëve u është tërhequr patenta./abcnews.al