Policia e Fierit ka arrestuar ditën e djeshme 4 persona për vepra të ndryshme penale.
Në pranga ka përfunduar një shtetas 66-vjeçar me inicialet Sh.K, i cili ka aksidentuar me motomjetin e tij një shtetas 67-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Gjatë aksident është plagosur edhe vetë drejtuesi i motorit.
Gjithahtu blutë e Fierit kanë arrestuar dhe 22-vjeçar banues në fshatin peshtamn, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetë një sasi me kanabis ativa e ndarë në doz të vogla gati për shitje.
Njoftimi i plotë i policisë
Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, 1 prej të cilëve pasi shpërndante lëndë narkotike në doza.
- Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier goditën një tjetër rast të shpërndarjes së kanabisit në doza.
U arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 22 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
- H., 25 vjeç, banues në Vidhisht, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
- S., 35 vjeç, banues në Durrës pasi në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Dh. A., 58 vjeç, banues në Lushnjë, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” Fier, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. B., 67 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe shtetasi Sh. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari