Sali Berisha ka mbajtur sot në Shkodër “Foltoren” e tij me demokratët e qytetit. Në sallën e kinemasë para qindra mbështetësve, ish-kreu i PD tha se Shkodra ka dhënë më shumë dëshmorë se askush tjetër në luftën kundër komunizmit. Berisha tha se ai kërkon të ngjallë shpresën.
Ai habiti jo pak kur tha se në kohën e tij, Shqipëria kishte rrogat më të larta në rajon.
“Sot regjimi i Ramës i katandisi qytetarët nga qytetarë me rrogat më të larta në rajon, në qytetarë me rrogat me të ulta. Madje më të ulta se Kosova”.
/javanews/a.r
Ne kohen tende nuke funksiononte asnji istitucion,vetem vjedhje,plackitje e vrasje mizore.