Kirurgu Ëngjëll Bejtaj duke folur për situatën e pandemisë tha se arma më e mirë kundër COVID është vaksinimi. Ai që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti COVID Bejtjaj tha se bën vepër penale.
“Këta që vdesin sot janë të infektuar para 2 ose 3 javësh. Ky është shpjegimi pse ka shumë vdekje sot dhe pse do ketë më pak në ditët që vijojnë. Vaksinimi është mekanizmi, arma mjeti me të cilën mund të përballesh me pandeminë. Ai që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti covid bën vepër penale drejtpërdrejt. Se kuptoj indiferencën e organeve kompetente. Meqë ka vaksinë dalin e thonë pse na detyroni të vaksinohemi, nëse sdo kishte vaksinë do dilnin të thoshin pse ska vaksinë”, tha ai.
Kirurgu tha se edhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, ndërsa i quajti të turpshme spekulimet që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Kritika për ministrinë e Shëndetësisë ai ka pasur në disa pika, një prej tyre, kryerjen e një studimi për pacientët në gjendje të rëndë se sa prej tyre ia dalin të fitojnë betejën.
“Edhe vaksinat më serioze japin 95% efekt. Nëse vaksina të mbron 95% edhe përqindja e vdekjeve do jetë shumë më e ulët. Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë. Sot si kirurg do më interesonte të dija nga të gjithë ata pacientë që për shkak të komplikacioneve kanë qenë rtë detyruar të futen në respiracion, sa prej tyre ka përfitues, jam i sigurt që ska një studim. Kjo do ndikonte në psikologjinë e njerëzve. Numri i atyre që janë në gjendje të rëndë sot, 35% e tyre të nesërmen janë të vdekur. Ministria sot duhet të dinte sa kanë qenë përfitues ata që janë trajtuar me respiracion. Nëse janë shumë kush janë arsyet, ndiqen me vonesë… Unë kam pyetur kolegët e mi italian, në Itali minimumi 30% e atyre që janë në gjendje të rëndë ia dalin”, shtoi ai.
Një grua shtatzënë në muajin e katërt ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. E reja 33 vjeç prej dy ditësh ndodhej e intubuar në spitalin COVID 1. Roza Qoja nga fshati Gjader i Lezhës mbremjen e të martës u paraqit në urgjencën e Lezhës por me përkeqësimin e gjëndjes shendetësore u soll në Tiranë. Roza e 4 muajshe shtatzënë doli me COVID dhe për disa ditë ishte trajtuar në kushte shtëpie. Në spital shkoi kur u ajo rëndua.
g.kosovari