Për historianin dhe ish-ministrin e Integrimit Paskal Milo heqja e ministrisë së Integrimit ishte një nënvlerësim dhe një gabim që vazhdon edhe sot. Deklaratat u bënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës.
“E prita shumë keq. Ishte një nënvlerësim dhe një mesazh i gabuar që u dha për BE-në nga Tirana. Nga të gjitha pikëpamjet ishte gabim se ky gabim vazhdon edhe sot e kësaj ditë. Negociatori i emëruar akoma nuk ka hyrë në detyrën e vet. Nuk kanë filluar akoma negociatat. Ky është gabimi që u bë. Shpresova që do korrigjohej me krijimin e qeverisë së re””- tha Milo.
Lidhur me lajmin e publikuar nga agjencia “Reuters” se BE nuk është gati për zgjerim, Milo tha se mund edhe të jetë një spekulim dhe ide të hedhura nga vendet kritike.
Ai tha se për sa kohë nuk zgjidhet problemi me Bullgarinë çështja e integrimit nuk do të vendoset në axhendë.
/a.r