Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ka komentuar lajmin e agjencisë prestigjioze “Reuters” ku thuhej se nuk ka garanci për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, ku përfshihet edhe Shqipëria.
E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Dade tha se ky lajm nuk mendon se ka qenë surprizë. Sipas saj, Shqipëria ka pasur një proces të tejzgjatur sa i takon procesit të integrimit drejt BE-së. Mes të tjerash ajo tha se nuk është fundi i botës nëse është konstatuar një gjë e tillë.
Dade tha po ashtu se “Duhet që analizat dhe defektet t’i nisim nga vetja.”.
“Nuk besoj se është ndonjë surprizë që vjen papritur. Ka pasur sensibilitete për këtë proces. Mendoj se Shqipëria ka pasur një proces tejet të tejzgjatur. Kemi pasur një marrëdhënie të caktuar të tregtisë që prej 92-it dhe dinamika e ngjarjes në vendin tonë ka qenë me zigzage. Kjo marrëdhënie me Evropën iu shtua një terminologji e re; stabilizim. Pastaj arritëm te nënshkrimi i marrëveshjes në 2006. Pas kësaj duket se gjërat s’kanë lëvizur. Më pas u justifikuan me marrëdhënien me Maqedoninë e Veriut. Në përgjithësi edhe lajmet kanë qenë kontradiktore. Lidhur me lajmin e ‘Reuters’ është shqetësues nëse është e vërtetë. Nuk besoj se është fundi i botës nëse është konstatuar një gjë e tillë. Franca ka qenë hezituese edhe para 3 vitesh. Edhe Danimarka dhe Spanja. Kanë dhe arsyet e tyre. Në 2014 kemi bërë një vizitë si Komision i Jashtëm. Madje dhe me zv.presidentin e Bundestagut shqetësimi ishin shifrat e azilkërkuesve. Shifrat ishin alarmuese. Një nga arsyet e BREXIT ishte dhe pakënaqësia e qytetarëve për të ardhurit nga Rumania apo vende të tjera për punën atje. Po t’i referohemi raporteve të progresive pikat e para janë politike, dhe konfliktualitetit mes palëve politike. S’ka pasur vazhdimësi të administratës. Ndoshta ka qenë vonë, por mbase edhe etikën e takimeve diplomatike e marrim si dëshirën për realitet. Nuk janë mësuar si ne ata që i ulërasim njëri tjetrin që i heqim dhe gurin e themelit. Ne marrim dëshirat tona për realitet dhe i përkthejmë si mbështetje. Kryeministri ka takuar në New York ka takuar homologun e Holandës, ku thuhet se ka dhënë mbështetje. Duhet që analizat dhe defektet t’i nisim nga vetja.”, tha Dade.
/a.r