Miha Zajc, futbollisti nga Sllovenia u transferua nga Empoli te Fenerbahçe më 31 janar 2019 dhe në shtator 2020 klubi turk duhej të paguante këstin e fundit të kartonit të sllovenit. U tha u bë.
Ekipi i Stambollit, siç kishin rënë dakord, dërgon një transfer bankare për një këst prej 800 mijë euro, por për fat të keq paratë, nuk arritën kurrë në llogarinë e klubit toskan. Klubi i Stambollit në fakt, kishte gabuar marrësin dhe i ka dërguar paratë në llogarinë e një konçensionari në Doetinchem të Holandë në vend të Empolit.
Fenerbahçe as nuk e kishte vënë re. Gabimi doli në pah vetëm kur klubi italian bëri një kërkesë për pagesë. Empoli menjëherë kuptoi se ishte një gabim i bërë me mirëbesim, por Fenerbahçe kishte akoma disa dhimbje koke për të zgjidhur. Jo me klubin toskan, por me shitësin që kishte marrë paratë.Marrësi i pavullnetshëm i transferimit, në fakt, refuzoi të kthejë shumën e marrë. Në atë pikë, Fenerbahçe paraqiti një apel dhe e çoi palën tjetër në gjykatë. Për fat të mirë për klubin, apeli shkoi mirë.