Në Premier League futbollistët nuk duan të vaksinohen kundër Covid-19. Sipas të dhënave te 13 nga 20 ekipet pjesëmarrëse janë imunizuar më pak se 50% e lojtarëve bën të ditur Sky Sport.
Një shifër shqetësuese duke parë që çdo ndalesë apo masë shtrënguese do të përkeqësonte financat e klubeve, por edhe të organizatorëve. Kjo ka bërë që zyrtarët e Premier League të nxisin skuadrat duke i ofruar shpërblime atyre që kanë më shumë futbollistë të vaksinuar.
Anglia është një nga vendet që ka masa të forta shtrënguese për ata që vijnë nga zona të kuqe, madje këto rregulla prekën edhe lojtarët që duhet të bëjnë karantinë nëse vendosin të udhëtojnë në shtete ku rreziku i Covid-19 është i lartë. Disa prej tyre nuk u lejuan të grumbullohen me ekipet përfaqësuese.
/a.r