Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e ka konsideruar një veprim të rrezikshëm dhe kundër interesave të Kosovës dhe SHBA-ve refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan nga qeveria.
Përmes një postimi në “Facebook” Haradinaj pyet kryeministrin Kurti, nëse gjatë vizitës në Greqi ka takuar ndonjë përfaqësues të Gazpromit rus, dhe nëse kjo është arsyeja e refuzimit të gazjellësit amerikan.
Deklarata e Haradinajt
Po iu pyes Kryeministër Kurti: Gjatë vizitës suaj të gjatë në Greqi, a e keni takuar ndonjërin nga përfaqësuesit e Gazpromit rus dhe a është kjo arsyeja e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan!?
Refuzimi i projektit të gazsjellësit amerikan është një veprim i rrezikshëm kundër interesave të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./m.j