“Kemi blerë 6 dronë ushtarakë”/ Peleshi rrëfen planet për FA: Ndërtojmë korpus të ri sipas modelit “West Point”!

Në intervistën e tij të parë pas marrjes së postit të Ministrit të Mbrojtjes në qeverine “Rama 3”, Niko Peleshi tregon ndjesitë dhe përgjegjësinë që buron nga të qenit të qenit edhe njëherë në krye të një prej institucioneve me te rëndësishme te sigurisë dhe mbrojtjes në vend.

“Kjo më bën të ndihem jo thjesht i kënaqur dhe krenar por mbi të gjitha të ndiej përgjegjësinë e kësaj detyrë”, shprehet ministri i mbrojtjes gjatë intervistës për gazetaren e News24 Aurora Golemi.

Vizita në akademinë ushtarake amerikane “West Point” së bashku me shefin e qeverisë e ka lënë me kokën pas dhe të mahnitur nga çfarë mësoi.
“Ne gjetëm një derë të hapur në “West Point”, gjetëm një vullnet për bashkëpunim, ka qenë një vizitë relativisht e gjatë që Kryeministri dhe delegacioni shqiptar ka zhvilluar, por mbi të gjitha na kanë dhënë me vete bindjen se projekti për këtë bashkëpunim është i dyanshëm”.

Zbulon se kryeministri Rama kërkesën për bashkëpunim ja ka parashtruar kokë më kokë sekretarit të shtetit amerikan Blinken.
“Dua të zbuloj nuk është një sekret i madh që në samitin e NATO-s, kryeministri Rama ka pasur një takim me sekretarin e shtetit zotin Blinken, dhe Akademia e Forcave të Armatosura, nevoja dhe vullneti ynë për të ndërtuar një partneritet me akademinë ushtarake West Point, është shprehur dhe është kërkuar dhe atje nga Kryeministri i vendit”.

Plani madhor është ndërtimi i një korpusi të ri për kadetët shqiptarë që ka ambicien të jetë pikë referimi për gjithë Ballkanin Perëndimor. Akademia e Forcave të Armatosura do të transformohet në një “West Point” që i shërben Ballkanit duke brumosur liderë të shkëlqyer jo vetëm për Forcat e Armatosura por për gjithë shoqërinë
“Kërkon një plan afatgjatë, kërkon një plan që nuk realizohet dot as nga një ministër, as nga një qeveri, por duhet të grumbullojmë konsensus rreth këtij projekti dhe ta marrtë dreqi për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes , të paktën për këto çështje politika duhet ta gjejë fjalën. Shpresojmë se shumë shpejt do të jemi gati për të filluar nga ndërtimi derisa të përfundojë 1.5 ose 2 vite ne do të kemi mundësinë të kemi një kampus edhe nga pikëpamja e hapësirës dhe logjistikës”.

Sa i takon modernizimit të Forcave të Armatosura Ministri i mbrojtjes zbulon për herë të parë publikisht se Shqipëria ka blerë nga shtetet e Bashkuara të Amerikës 6 dronë ushtarakë.

“Ne së fundmi kemi marrë 6 dronë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi në fazën e trajnimit për pak muaj dronët do të jenë në veprim. Ne jemi në paqe dhe urojmë që të kemi gjithmonë paqe në rajonin tonë dhe në botë. Por Forcat e Armatosura nuk kanë funksione vetëm në kohë luftë por kanë funksione edhe në mbrojtje të civilëve, të qytetarëve në reagim ndaj emergjencave civile, ju na keni parë ushtria ka qenë në frontin e parë, ishim tek zjarret. Dronet na duhen për monitorim për vëzhgim, në vend të përdorim helikopterët tani kemi mundësi të përdorim dronët”.

Sakaq punimet në bazën ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, do të fillojnë pas disa muajsh. Ministri i mbrojtjes tregon dhe kapacitetin e bazës për të pritur flotën e avionëve luftarakë të Aleancës.

“Ne do te kemi së shpejti bazën ajrore taktike të NATO-s, në Kuçovë ku gjatë gjithë vitit do të shikoni të parkuar, apo do shikoni të nisen dhe të ulen avionë luftarakë të NATO-s, për shkak se në këtë bazë po investohet nga NATO në shumën rreth 50 milionë euro, 10% të shumës po e investojmë ne pra nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Fillojnë punimet pas pak muajsh NATO ka bërë gjithë prokurimet, pra pas pak muajsh fillon punë për ndërtimin e bazës ajrore taktike të NATO-s në Kuçovë, ku vazhdimisht do të ketë prezencë të avionëve luftarakë të NATO-s. Në bazën ajrore taktike të NATO-s do te këtë kapacitete për parkimin e 16 avionëve luftarakë të NATO-s. Forca njerëzore do te jetë shqiptare do të kemi ekspertizën e NATO-s menaxhimi do të jetë nga ana jonë”.

I vetëdijshëm se duhet të rritet trajtimi financiar për oficerët dhe nënoficerët e Forcave të Armatosura sidomos Peleshi shprehet se do të bëhet gjithçka që shpërblimi financiar të jetë dinjitoz.

“Gjithçka duhet të ndryshojë, së pari masa e shpërblimit, duke filluar nga ushtari i thjeshtë deri tek gradat më të larta. Duhet ta pranojmë ka ardhur koha të shtrydhim të gjitha mundësitë tona për të siguruar një pagë dhe një shpërblim më dinjitoz. Këtë e ka thënë edhe publikisht Kryeministri në një ceremoni të vlerësimit që ne bëmë para pak javësh me rastin e përfundimit të betejës me zjarret gjatë gushtit ku u shpërndanë disa mirënjohje, Kryeministri tha se do të eksplorojmë rritje të shpërblimit për gjithë Forcat e Armatosura”.

Ministri i mbrojtjes tha se po eksplorohen mundësi për ta rikthyer në jetë industrinë ushtarake madje duke angazhuar edhe specialistët dhe teknikët e dikurshëm që kanë shërbyer në këtë fushë.

/b.h

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com