Lideri historik demokrat Sali Berisha iu përgjigj pyetjes së një të riu në Durrës, për çështjen e portit të Durrësit.
Ai tha se thuhet se kjo është aferë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Por Berisha shtoi se porti i Durrësit do mbetet port i Perëndimit.
“Në historinë tonë kombëtare, Durrësi ka qenë spiranca perëndimore e popullit shqiptar. Këtu kombi ka pasur ganxhën e vet drejt Perëndimit. Porti i Durrësit vetëm i tillë do mbetet.
Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Portet dhe aeroportet e vendeve anëtare të NATO-s janë objekte strategjike, me të cilat çdo vend është i detyruar të marrë pëlqimin nga aleanca, kështu që mund t’u them se ndonëse do kenë dhimbje të madhe, si kreu i Meduzës dhe pengu i tij, që i kanë aferat e përbashkëta këtu, por porti do të mbetet port i Perëndimit.
Nuk duhet të luajmë kurrë me identitetin tonë,” tha Berisha.
“Europa ka vendosur nismën e Berlinit, që ruan vokacionin tonë perëndimor. Ai i jep fund hegjemonisë serbe në rajon. Kurse ky me një fantazim sllavi të verbër, i jep heegjmoni serbëve në rajon.
Dje agjencia Reuters ka shkruar se po diskutohet që të hiqet perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Po pse? Sepse europianët nuk duan të importojnë konflikte brenda hapësirës së tyre,” vijoi ish-kryeministri./m.j