Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për çtensionim të situatës në veri të Kosovës. Ajo tha nga Prishtina se rruga për zgjidhje është dialogu, njofton Klankosova.tv.
“Jam shumë e shqetësuar me krizën aktuale. Është me rëndësi të çtensionohet situata dhe të ktheheni në bisedime. Derisa ne po flasim këtu negociatorët janë në Bruksel për të diskutuar për të çështje”, tha ajo.
Ndërkohë në një komunkim në Tëitter ajo tha se dialogu është platforma e vetme për të zgjidhur situatën aktuale në veri.
“Dialogu i lehtësuar nga BE është platforma e vetme për të zgjidhur situatën aktuale. Është e rëndësishme të përdoret dialogu për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.
/a.r