Disa persona ende të paidentifikuar janë futur në orët e para të mëngjesit në një biznes në Fier duke marrë një sasi parash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël”.
Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në biznesin në pronësi të shtetasit A. T., persona të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
g.kosovari