Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë ku po pritet me ceremoni nga kryeministri Rama.
E veshur me një xhaketë ngjyrë rozë, pa maskë, presidentja e KE-së, u takua dhe me anëtarët e kabinetit qeveritar të cilët ishin në pritje të saj. Von der Leyen zgjodhi që ta përshëndeste Ramën me dorë në zemër, për shkak të masave anti-Covid kur mbëriti në pallatin e Brigadave.
Nga sot von der Leyen nis vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ajo e ka nisur nga Shqipëria, më pas në Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë kurse pasnesër në Serbi e Bosnja-Hercegovina.
g.kosovari