Nga fillimi i shtatorit të këtij viti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës janë konstatuar 20 shqiptarë që kishin falsifikuar testin e PCR-së dhe autoritetet austriake i kanë kthyer drejt Tiranës.
Lajmi është publikuar nga disa media të Austrisë, ku theksohet se në pjesën më të madhe, pronarët e certifikatave të rreme mbërritën me fluturime nga kryeqyteti shqiptar.
Ata u kthyen sërish në Shqipëri, pasi kanë dorëzuar një depozitë sigurie. Përgjatë shtatorit në aeroportin e Vjenës janë ndaluar 29 persona me teste false, ku pjesa më e madhe e tyre ishin shqiptarë. Tema