Akademiku Rexhep Qosja u kujdes që t’ju tërhiqte vëmendjen Edi Ramës dhe Albin Kurtit për të lënë pas ftohjen e muajve të shkuar dhe për të kuptuar përgjegjësinë që iu ka caktuar populli.
Teksa u shpjegoi kuptimin dhe origjinën e fjalës “intelektual”, Qosja tha se janë të detyruar të shohin punë të reja.
Ai foli edhe për kombin shqiptar dhe tha se dy vendet, Shqipëri e Kosovë në veprën e tij nuk i ka parë kurrë të ndara.
Pjese nga fjala e Qoses:
Edi Rama dhe Albin Kurti janë dy intelektualë të çmuar prej popullit dhe kjo u pa edhe në dy zgjedhjet e fundit ku pjesa më e madhe e popullit u dha votën. Por s’mund të mos iu themi se janë politikanë e intelektualë të kritikuar, kurrë e kurrë them unë me arsye, e shumë më shpesh pa arsye.
Mund ti dëgjojmë kritikat me të cilat pajtohemi e me kritikat për shkak të kritikave. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike, sjellin nxitje e përkushtim për punë të reja. Fjala intelektual është një fjalë thonë e krijuar nga fundi i mesjetës dhe fillimi i Rilindjes Evropiane në Itali. Kur u krijua kishte kuptimin koka e popullit. Atëherë e në shekuj janë trajtuar si koka e popullit.
Kjo fjalë i obligon intelektualë e në mënyrë të veçantë intelektualët që merren me politikë, pasi merren me politikë. Unë kam shkruar shumë, më tepër seç duhet natyrisht. Në shkrimet e mia historiko-letrare dhe krijimtarinë time kurrë nuk i kam ndarë dhe veçuar njërën prej tjetrës, Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë si një tërësi. I kam parë të bashkuara në të kaluarën, të tashmen dhe i kam parë e ëndërruar të bashkuara edhe në të ardhmen. U bëra jomodest dhe fola 2-3 fjalë për krijimtarinë time.
Çfarë kuptimi i kam dhënë krijimtarisë sime që jam marrë me çështjen kombëtare? çfarë po bëjmë e ku jemi ne sot? Fillimi i shekullit të ri na ka premtuar një shans të ri për të ndryshuar, për të përmirësuar fatin tonë. Siç e dini fati ynë ka qenë i rëndë. E shikoni? Vetëm shqiptarët janë ata që janë copëtuar në Ballkan në 5 shtete. Ndaj kryeministri britanik i asaj kohe ka thënë në një rast kur ende kishte shtete që e mohon, ka thënë ‘shqiptarët janë komb dhe kemi bërë padrejtësi të madhe dhe duhet ta korrigjojnë’. Dhe filluan ta korrigjojnë, me ’99 dhe konferencën e Rambujesë.
/m.j