Kundërshtojnë kishat dhe partitë politike konservatore, vendimi u lejon çifteve të adoptojnë fëmijë.
Pothuajse dy të tretat e votuesve zviceranë, kanë përkrahur martesën e se njëjtës gjinit në një referendum të mbajtur në fundjavë. Rreth 64% e qytetareve e kanë përkrahur këtë propozim, duke e bërë kështu Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që legalizon këto martesa. Pjesëtarë të kësaj fushate e kanë përshëndetur votimin, duke e konsideruar moment historik për të drejtat e komunitetit LGBT në këtë shtet.
Por kishat dhe partitë politikë konservatore, kanë kundërshtuar idenë pasi sipas tyre dëmton familjen tradicionale.
Zvicra u ka mundësuar çifteve të gjinisë së njëjtë që të regjistrojnë partneritetin nga viti 2007, mirëpo disa të drejta kanë qenë të kufizuara.
Vendimi i ri u mundëson bashkëshortëve që të adoptojnë fëmijë. Zvicra tani është kthyer në vendin e 30-të në botë që ka lejuar martesa të tilla.
Megjithatë, në Zvicër shumë vendime të mëdha miratohen përmes referendumeve, dhe ky proces i ngadalëson ndryshimet në legjislaturë.
/a.r