Një tërmet me magnitudë paraprake 6.2 të Shkallës Rihter lëkundi mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës, në Greqi. Tërmeti ra në orën 09:17 me orën lokale.
Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 10 kilometra nga Ano Arhanes dhe 20 kilometra nga Irákleion. Thellësia e valëve sizmike ishte 2 kilometra.
Momentalisht nuk dihet nëse nga këto lëkundje ka dëme. Mediat vendase raportojnë se banorët dolën të frikësuar në rrugë për shkak të lëkundjeve të forta.
/a.r