Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar sot fillimin e vitit të ri shkollor.
Kryeparlamentarja thekson se “do të bëjmë më të mirën që në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes”.
“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju uroj të gjithë fëmijëve të Shqipërisë një vit të suksesshëm shkollor! Të gjithë jemi me mendje e zemër tek ju dhe do të bëjmë më të mirën që edhe në sfidë me vështirësitë e pandemisë të merrni cilësinë e merituar të dijes në çdo klasë e shkollë të vendit. Jam besimplotë që mësuesit do të jenë krah jush dhe prindërve tuaj me përpjekjen e çdo dite për t’u ngritur mbi vështirësitë e kohës”, shprehet Nikolla.
Sipas saj, beteja për dijen është më e bukura e jetës.
/a.r