Personi që shihni, i zbathur dhe totalisht i dehur është vetë aktori i njohur hollivudian Nikolas Cage. Ai u dëbua nga një restorant në Las Vegas pasi u ngatërrua me një person të pastrehë. Pamjet e publikuara nga “The Sun” tregojnë aktorin 57-vjeçar që nuk qëndron dot në këmbë
Cage fitoi një çmim Oskar në 95-ën me filmin “Leaving Las Vegas” me rolin e një të alkoolizuari dhe ky dukej si një rikthim pas. Dëshmitarët thanë se aktori kishte konsumuar uiski të shtrenjtë dhe tekila derisa arriti në këtë gjendje.
Më pas u nxor jashtë dhe nuk u lejua nga stafi të hyjë sërish duke u përplasur me ta. “Ishte aq i dehur sa nuk qëndronte dot në këmbë” – tha njëri nga dëshmitarët.
Kjo nuk është hera e parë që Nikoals Cage shihet i dehur në publik. Një situatë e ngjashme u pa edhe në mars 2019 kur po kërkonte një certifikatë martese në Las Vegas me gruan e tij të katërt. 4 ditë pas dasmës kërkoi anulimin e martesës pasi tha se ishte aq shumë i dehur sa nuk dinte çfarë po bënte.
Një muaj më pas u filmua i dehur në një tjetër bar në Los Angeles. Në shkurt të këtij viti Nikolas u martua me gruan e pestë Riko Shibata e cila është 30 vjet më e re se ai. 57-vjeçari ishte një nga aktorët më të paguar në vitet 90-2000, por vitet e fundit ka dështuar me role të kategorisë së dytë.
/a.r