28% e automjeteve ngelin në kolaudim. Në një intervistë për Tv Klan, drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe thotë se shumica prej mjeteve ngelin nga problemet xhenerike dhe emetimi i gazrave.
“Në vend të parë janë problemet xhenerike, pastaj me gazrat dhe pastaj vijnë problemet me gomat dhe ndriçimit”.
Tashmë me sistemin e ri të shërbimit, një automjet që nuk kalon kontrollin teknik rezulton automatikisht ngelës në 15 qendrat e kolaudimet, duke mos lënë hapësirë për të kaluar kolaudim në një pikë tjetër jashtë qendrës së banimit.
“Në rastin e një rrëzimi pra ngeleni në kolaudim të dhënat shpërndahen nga të gjitha qendrat që mjetet të mos shkojnë nga Tirana në klasë për të kaluar kolaudim. Refuzimi është kudo refuzim. Vendin kryesor e zë mjetet e shërbimeve publike, taksi, mjete të transportit të linjave, mallrave dhe udhëtarëve. Ka mjete të cilat paraqiten nga lista e zezë, që riparohen pasi ngelin, kjo listë i shkon edhe policisë dhe task-forcës, janë mjete që punojnë kudo”.
Mbi 80% e flotës së automjeteve në qarkullim në Shqipëri kanë prodhimi nga 14-22 vite, me një moshë mesatare 17-vjeçare.
“Kemi një serë mjetesh që kanë parregullsi që janë në zona në provinca rurale dhe jashtë qytete e për aspekte vizuale”.
Pas kolaudimit, edhe serviset do të kalojnë në kontroll për abuzimet me automjetet.
/a.r