Policia e Shkodrës bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët, kanë arritur të godasin një rast të armëmbajtjes pa leje.
Autoritetet sqarojnë se pas denoncimit kanë shkuar në banesën e S.M. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis.
Pas zbulimit të armës dhe drogës, policia bëri arrestimin e 33-vjeçarit, i cili do të akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/a.r