Turizmi në 30 vite ka qenë premtim i çdo qeverie se do të kthehej në sektorin kryesorë të ekonomisë. Por për tre dekada problemet e këtij sektori janë të njëjta; betonizim, akuzat për grabitje pronash nga oligarkë, mbivendosje pronash si dhe konflikte për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit që përfundojnë me viktima.
Artan Lame kreu i Kadastrën shprehet per abcnews.al se Shqipëria nuk ka një vijë fikse e cila ndaj pronën shtetërore nga ajo private dhe mund të jetë i vetmi në Europë që nuk e ka një vijë të tillë.
Aktualisht po punohet për një ligj të tillë. I pyetur çfarë ndodh nëse nuk kemi një ligj të tillë numri një i Kadastrës thotë që pronën e ha “ujku” siç e ka ngrënë deri tani.
Akuza se pronat në jug po grabiten nga oligarkë, Lame i përgjigjet me një sfidë. Ai kërkon që të vijë vetëm një banor dhe të “na e tregojë këtë” dhe ai do ti japë të drejtë. Sipas tij biznesmenët nuk kanë interesa të investojnë në prona të cilat kanë probleme.
/m.j
Mashtrues