Kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, u shpreh se Shqipëria duhet të nis urgjentisht vaksinimin e fëmijëve.
Në një intervistë për RTV Ora, ajo tha se vaksina që ka marrë miratimin për vaksinimin e fëmijëve është ‘Pfizer’, e cila ndodhet edhe në vendin tonë.
Aurora Dollenberg: Shqipëria duhet të fillojë në mënyrë urgjente vaksinimin e fëmijëve. Këtë e thotë të gjithë Europa e cila ka nisur vaksinimin e fëmijëve. 80% e fëmijëve në Gjermani është vaksinuar me një dozë të vaksinës dhe 60% i kanë marrë të dyja dozat.
Nuk e kuptoj se çfarë pret Shqipëria. Vaksinimi duhet të nisë që tek fëmijët në moshën 12 vjeçe. E vetmja vaksinë që e ka marrë patentën definitive, për të vaksinuar fëmijët dhe gratë shtatzëna, është “Pfizer”
/m.j