Sali Berisha tha se ishte i vetmi njeri në Europë që kishte kërkuar shpalljen non grata të George Soros. “Meqenëse kërkova të shpallej non grata në vitin 1991”, tha Berisha,”ai ma ktheu në vitin 2021 me non grata në SHBA”
“U shpalla non grata sepse ju kundërvura projektit të Soros, për ndarjen e Kosovës, sepse ju kundeërvura ballkanit të hapur sepse vendos hegjemonin serbe.
Dhe hegjemonia serbe nuk sjell stabilitet, por destabilitet. Unë shkova në gjykatë, në Paris. Më thanë që ligji që mund të kapë një njeri 8 vite pasi ka lënë detyrën, sepse ligji është për zyrtarët dhe jo për ish-zyrtarët.
Por unë e hodha në gjyq për shpifje dhe le ta provojë në gjyq, sepse unë do të mbroj dinjitetin tim. E ka bërë Edi Rama me Soros, sepse më vonë doli që burime kishin qenë OJQ-të e Soros dhe raportet e Edi Ramës.
Pse Soros? Sepse jam i vetmi njeri në Europë që kam kërkuar shpalljen e tij non grata. Sepse gjithmonë ka patur për qëllim të favorizojë Beogradin dhe të destabilizojë Ballkanin.
Ai kishte favorizuar komunizmin. Sot PS ka 10% pushtet më shumë se sa kishte PPSH në 1991, me statistikë të saktë, ky është komunizëm. Kulmoi me Reformën në Drejtësi. Meqenësë unë kërkova të shpallej non grata në vitin 1991, ai ma ktheu në vitin 2021 me non grata në SHBA”, tha Berisha.