Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona, gjatë orëve të fundit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është një 32-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Gjithashtu, është arrestuar edhe një 31-vjeçar, pasi sipas policisë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. B., 32 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. M., 31 vjeç dhe kushuriri i tij shtetasi L. P., 18 vjeç, pasi shtetasi R. M, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të ish-bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasit L. P, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 61 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” shtetasit E. Xh., 50 vjeç, me detyrë Drejtues teknik i një firme dhe A. K., 43 vjeç,(administratori i firmës) pasi në një pallat në ndërtim janë dëmtuar aksidentalisht në punë dy punëtorët A. L dhe R. P, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 24.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit B. Sh, 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, në Kodër Kamzë, ka goditur me një mjet prerës (thikë), shtetasin A. S, 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
/m.j