Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i është drejtuar selisë së PD sapo është kthyer nga Ëashingtoni ku ka pasur takime me shefat e saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Në pamje duket se Kim del e buzëqeshur nga selia e PD, ndërsa jep edhe një mesazh nëpërmjet veshjes. Ambasadorja zgjodhi një kostum bardh e zi, ndërsa vëmendjen e mori çanta në të cilën shkruhej: “Ambicie, respekt, punë në grup.”
Nuk dihet nëse Kim e ka zgjedhur qëllimisht këtë çantë apo është thjesht një rastësi. Ndër të tjera, në deklaratën për shtyp ka treguar për çfarë temash diskutoi me Lulzim Bashën.
/b.h