Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur pas takimit me Lulzim Bashën në selinë e PD-së, duke thënë se Washingtoni është tepër serioz për sa i përket korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë duke përsëritur edhe një herë deklaratën e saj kundër ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u shpall “Non Grata” nga SHBA.
Sipas Yuri Kim, disa raporte tregojnë se ka pasur një tentativë kundër stabilitetit të vendit për sa i përket rasteve të korrupsionit, por ambasadorja ka theksuar se kjo është një lëvizje e gabuar dhe ofenduese pasi SHBA është gjithmonë përkrah Shqipërisë.
Kim ka dhënë edhe një mesa të fortë duke thënë se ata që synojnë të vendosin popullin shqiptar kundër SHBA po bëjnë një lëvizje të gabuar, pasi sipas Kim, populli shqiptarë e di që këta persona e kanë gabim.
Kim është shprehur se marrëdhënia e SHBA për Shqipërinë nuk do ndryshoje dhe po ashtu nuk do të ndryshojë as në pozitën me Partinë Demokratike.
“Dëshiroj të konfirmoj për sa i përket Washtingtonit, se jemi tepër serioz kundër korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm, ta sulmojmë pavarësisht ku ndodhet, rangut që i përket dhe partisë.
Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për raste madhore korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabiliteti të vendit.
Është e gabuar dhe ofenduese. Do të kujtojë të gjithë se në 6 maj 1920 kur bota donte të shuhej Shqipëria, ishte Presidenti Wilson që tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë dhe do qëndrojë e fortë. Dhe i vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do vazhdojë më e fortë dhe sovrane.
Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptarë, u them se e keni gabim. Populli e di që ju e keni gabim.
Pozicioni ynë për pavarësisë dhe sovranitet të Shqipërisë nuk do ndryshojnë. Pozita jonë për sa i përket PD nuk do ndryshojë
Është vërtet thelbësore dhe e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend me forca të plota. Ka gjithashtu veprime që duhen ndërmarrë për t’u siguruar që do të kemi zgjedhje më të mira herën e ardhshme.
Për të trajtuar të gjitha mangësitë që janë identifikuar në raportin e ODIHR. Ka gjithashtu punë që duhet bërë për sa i përket reformës territoriale dhe korrupsionit.
Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën.
Dhe kështu si gjithmonë ne presim që të ecim përpara me Shqipërinë, me popullin, me PD, drejt të ardhmes. Le të ecim përpara” tha Kim.
/m.j