Mark Marku, deputet i dorëhequr i PD thotë se lëvizja që po ndodh tani brenda partisë po bëhet për të rrëzuar Lulzim Bashën. Sipas tij, Berisha dhe njerëzit që e mbështesin dy muaj më parë votuan për Bashën në krye të PD, ndërsa tani duan ta heqin.
“Zoti Basha duhet ta kishte marrë këtë vendim shumë më përpara. Është shumë vonë”, tha Marku në News 24.
“Unë mendoj që ti nuk mund të ofrosh si alternativë shkakimin e kryetarit. Kjo është një lëvizje e brendshme për të marrë partinë. Lëre çfarë thonë këta. Këta po përpiqen të rrëzojnë kryetarin. Të njëjtët persona dy muaj më parë kanë votuar Bashën, cila është arsyeja që duan ta heqin tani?”, tha Mark Marku ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Mark Markut:
Gjithë ajo që po bën Berisha sot, tregon që Berisha ka qenë aty, e ka pasur kontrollin, dhe në momëntin që e ka humbur atë, po reagon. Ky është vendim i vonuar. Nuk do kishte ardhur nëse Berisha dhe Basha do kishin marrë vendimin e duhur në kohën e duhur.
Nëse PD mendon se në pushtet vjen aksidentalisht, do ta kenë shumë të vështirë. Cila është prespektiva? Që PD të rikthehet në pushtet me Berishën? Pasoja është që ta çosh PD në një retrogradë. Pra, pas 8 vjetësh shqiptarët të votojnë Berishën edhe një herë.
Ai po reagon si një njeri i fyer, ndoshta dhe me të drejtë. Por po e trajton PD si instrument. Nuk mund ta lidhë veten me PD, as ai dhe as zoti Basha.
Çfarë do sjell kjo lëvizje?
Unë mendoj që ti nuk mund të ofrosh si alternativë shkakimin e kryetarit. Kjo është një lëvizje e brendshme për të marrë partinë. Lëre çfarë thonë këta. Këta po përpiqen të rrëzojnë kryetarin. Të njëjtët persona dy muaj më parë kanë votuar Bashën, cila është arsyeja që duan ta heqin tani?
Basha duhet të futet… le të jetë akti i fundit berishistë i tij në parti. Pra pa votuar.
PD nuk është personale. Edhe anëtarësia duhet ta kuptojë që po lufton për ata apo po luftojnë për veten. Sa më absurd të bëhet ky konflikt aty, aq më shumë e pësojnë ata që i mbështesin të dy. Të dalin të shpjegojnë pse njëri grup duhet të heqë Bashën dhe pse Basha duhet të qëndrojë.
/m.j