Një gjykatë turke ka urdhëruar sot paraburgimin e një djali të ri 17-vjeçar, pasi akuzohet ka fyer përmes Facebookut presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Ky është rasti i fundit i arrestimit pasi më herët janë arrestuar të tjerë persona për të njëjtën akuzë. Aktivistët e kanë shfaqur shqetësimin për kufizimin e lirisë së shprehjes.
Djali i identifikuar si F.E., sipas mediave turke, u arrestua në shtëpinë e tij në provincën perëndimore Takirdag.
Agjencia Dogan ka njoftuar se ndaj të riut, paraburgimi është caktuar në gjykatën në Tekirdag por nuk janë dhënë detaje se cfare kishte postuar ai saktësisht.
Kritikët thonë se Erdogan është bërë gjithnjë e më autoritar që nga gushti i 2014tes kur është bërë president pas më shumë se një dekade në postin e kryeministrit.
Dhjetorin e kaluar një 17 vjeçar u arrestua në klasën e tij për akuza të ngjashme. Ai ishte mbajtur për disa ditë dhe më pas i ishte dhënë masa e pezullimit nga shkolla për 11 muaj.