Analisti Arjan Curri ka akuzuar Lulzim Bashën se u sinkronizua me Edi Ramën në zgjedhjet e 2017-ës për të goditur LSI-në, dhe tani për një bashkëqeverisje.
Ndërsa lidhur me thirrjen e një kuvendi kombëtar, Curri tha se është tjetër gjë ta thërrasësh dhe tjetër gjë të ketë njohjen zyrtare të PD, sepse rëndësia qëndron sipas tij te arsyeja pse thirret.
“Në PD ka shumë sovranitet saqë çdo njeri thotë atë që mendon. Sa i përket debatit politik e shoh të shëndetshme dhe si sjellin dëme askujt. Të thërrasësh kuvendin kombëtar është tjetër gjë dhe tjetër gjë që ky kuvend kombëtar të ketë njohjen zyrtare të PD.
Më shumë se sa e thërrasin është pse do thirret. Pra dhe nëse e mblodhët unë nuk e njoh thotë Basha. Nga ana tjetër pala tjetër me në krye Berishën shprehen se nuk do e mbledhim kuvendin për të diskutuar vendimet e SHBA, por për të diskutuar vendimet e Bashës.
Do të ishte fatale nëse Berisha tërhiqet nga kjo nisëm, edhe pse se dimë a do njihet zyrtarisht nga PD. Sa i takon marrëveshjes së 2017, ajo ka qenë bërë me bekimin e Berishës.
Pas atij takimi Basha shkoi të Berisha duke dhënë përshtypjet e takimit. Berishës kur i cënohen interesat kthehet në një përbindësh.
LSI u tkurr dhe nga ana tjetër Berisha po e luan mbylljen me orë të tëra të Ramës dhe Bashës, duke thënë se ishte për të bërë një marrëveshje të tmerrshme ajo e bashkëqeverisjes dhe Berisha këto legjenda tani i luan bukur, për të luftuar LSI dhe për bashkëqeverisje. Berisha është i fortë nuk është kundërshtar i lehtë”, tha ai për MCN Tv.
/m.j