Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullon një video që ka ngritur sërish dyshimet se Bora Zemani dhe Atdhe Xharavina mund të jenë bashkë.
Vetëm pak ditë më parë, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, Zemani tha se është “100 për qind single dhe e fokusuar tek puna dhe Arbori” (djali i saj”.
Mirëpo, në videon e publikuar online, Bora shihet nën shoqërinë e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Atdhe Xharavina” teksa bisedojnë me njëri-tjetrin. Bora duket e acaruar dhe sikur po debaton me djalin nga Kosova gjatë kohës që konsumon një cigare.
Megjithatë, nuk dihet nëse kjo video është xhiruar gjatë kohës që Xharavina ka qenë pjesë e programit të dashurisë, apo tani pas deklaratave të tij për Borën.
Dyshimet se mes tyre ka diçka nisën kur Atdheu tha gjatë një interviste se vajza e preferuar e nënës së tij nuk ishte asnjëra prej konkurrenteve, duke i bërë të gjithë të mendojnë se bëhet fjalë për moderatoren.
Gjithashtu, ai u shpreh se momentalisht është i dashuruar, por pa dhënë detaje rreth vajzës që i ka “vjedhur” zemrën.
g.kosovari