Shoqja e ngushtë e mësueses greke të vrarë në Rodos nga ish-i dashuri ka ndarë një detaj para se ajo të humbte jetën sipas Sputnik News. Ajo ka thënë se 31-vjeçarja e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se ndihej shumë e lumtur që i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre sepse po kthehej aq mbytëse sa nuk arrinte dot të dilte as për kafe pasi ai nuk e lejonte.
“Unë u largova nga ky makth që po përjetoja. Për fat të mirë, unë u divorcova“, i ka thënë ajo shoqes së ngushtë në telefon.
Mediat në Greqi kanë zbuluar detaje nga e kaluara e 40-vjeçarit që i mori jetën partneres e më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës duke tronditur jo vetëm komunitetin në Rodos por të gjithë vendin.
Sipas raportimeve, autori i krimit ka qenë i përfshirë në ngjarje të dhunshme edhe në të kaluarën. Mesa partnerja e tij, me të cilën ishte ndarë para pak kohësh, e kishte kallëzuar në polici për raste dhune. 40-vjeçari ka pasur sjellje agresive ndaj miqve të tij në të kaluarën kurse prindërit e mësueses 32-vjeçare kanë treguar për rastet kur ai është sjellë në mënyrë të pazakontë me vajzën e tyre.
32-vjeçarja jetonte larg tij dhe kishte marrë urdhër mbrojtje nga gjykata. Sipas raportimeve, Dora kishte denoncuar në polici se në një rast ai e kishte kërcënuar me armë ndërsa ndodheshin në makinë.
Më pas e kishte detyruar që të drejtonte makinën ndërsa nga sedilja e pasme i drejtonte armën. Kurse, prindërit e saj kanë treguar gjithashtu se vrasësi nuk e linte që të shihte as televizion e vetme.
Kujtojmë se mësuesja 32-vjeçare u vra nga ish-partneri menjëherë pas ndarjes. Ky i fundit më pas i dha fund jetës së tij dhe la një shënim: “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”. Plani i tij duket të ketë qenë i mirëmenduar, pasi kishte marrë një makinë me qira duke pritur derisa ajo të dilte.
g.kosovari