Bukuria nuk njeh moshë për yllin e kinemasë hollivudiane Sharon Stone. Protagonistja e Basic Instinct që mbahet mend, sidomos nga fansat e saj meshkuj veçanërisht për skenat provokuese të filmit të famshëm të vitit 1992 që e shndërruan në një “Seks – simbol” të padiskutueshëm vjen edhe një herë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Paparacët fiksuan në foto disa momente kur ajo u shfaq topless, teksa po kalon disa ditë pushimesh në Cab D’Ontib një lokalitet pranë Kanës në bregdetin e jugut të Francës. Është 63 vjeç por linjat dhe forma e saj nuk ka nevojë për diskutime.
Në intervistat e saj të mëhershme ajo ka thënë se zhveshja e saj e parë para kamerave ka qenë një makth i vërtetë, por pas më shumë se 40 vitesh karrierë, një shfaqje e tillë para syve të publikut nuk i bën më përshtypje, madje as kur shoqërohet nga stilisti personal Paris Libi, që e ndjek kudo.
g.kosovari