Nikoll Lesi shkruan se Edi Rama do t’i japë presidentin dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Partisë Demokratike.
Lesi madje thotë se janë përcaktuar dhe kush do të jenë ata.
“Burime të mirëbesuara thonë se marrëveshja Rama-Basha vazhdon, por për hir të ruajtjes së “pavarësisë” pas përplasjes Basha-Berisha, nuk do të ketë qeveri të përbashkët PD-PS.
Eshtë gjetur një formulë tjetër që në thelb mbetet bashkëqeverisje!
PS-ja i jep presidentin e Republikës, PD-së së Lulzim Bashës e ky do të jetë Afred Rushaj, aktualisht nënkryetar i PD dhe shef i grupit të deputetëve demokrat.
Ai ka lindur më 19 maj të vitit 1974 dhe është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës. Rushaj ka shërbyer si zëvendësministër i Financave nga viti 2009 deri më 2013-ën.
Ndërkohë Genc Ruli do jetë guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Marrëveshja ka edhe disa poste të tjera”, shkruan Lesi.
/a.r
Gen Ruoli eshte pensionist me kohe
Fantazi alla Lesi