Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar sërish mbi situatën e krijuar në Kosovë, pasi kjo e fundit ndaloi hyrjen e makinave me targa serbe në territorin e saj.
Në një prononcim për mediat nga Hungaria, Vuçiç thotë se reciprociteti është thjesht një tentativë e Kosovës që të njihet nga Serbia.
Ai thotë se kjo nuk ka për të ndodhur ndërsa u shpreh se bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë vetëm pasi të hiqet vendimi për reciprocitetin e targave.
“Ne u thamë atyre, nuk ka problem, tërhiqni ROSUN dhe do të flasim. Çfarë veprimesh bëri Serbia? Mos e dërgoj ushtrinë apo policinë? Jo. Serbia kësaj radhe nuk ka bërë gjë. Të gjithëve u pengon një Serbi e fortë.
Ata duan që Serbia t’i njohë. Unë nuk do të pajtohem me atë që duan ata. E përsërisë, ktheni të gjitha në gjendjen që ishte para 20 shtatorit, e ndoshta mund të flasim.
Thërrisni NATO-n, telefononi këdo, por nuk do të merrni pëlqimin e Serbisë. Ata kanë interesat e tyre, e kjo është që Kosova të jetë e pavarur e ta detyrojë Serbinë të marrë pjesë në atë që nuk është në interes të saj.
Çfarë është ajo që kemi bërë? Kur filloni të gënjeni kështu vazhdon. Ju shesin 5 kilogramë portokaj për 1000 dinarë. E pastaj vijnë policët e të thonë edhe 300 dinarë. Unë nuk paguaj reket dhe nuk do të jap ato 300 dinarë”, tha Vuçiç.
Kreu i shtetit të Serbisë, i bën thirrje Kosovës që të tërheq prapsht vendimin për targat, pasi në të kundërt nuk do të ketë dialog mes dy vendeve.
“Sepse e kupton se për çfarë po flet? Ai ua tregon njerëzve që nuk janë të ditur dhe shet mjegull. Unë kam parë të gjitha llojet e shitësve dhe ndeshjeve të mjegullës në jetën time, dhe kjo është arsyeja pse i njoh ata me milje.
Ai thotë se do të tërheqë masat kur Serbia të njohë Kosovën e pavarur” – tërhoqi vëmendjen Vuçiç në një deklaratë për mediat në Budapest.
/m.j